LAJMI I FUNDIT:

Të armatosur dhe me maska futen në klub të natës, ekzekutojnë brutalisht dhjetë persona – policia meksikane jep detaje për sulmuesit

Të armatosur dhe me maska futen në klub të natës, ekzekutojnë brutalisht dhjetë persona – policia meksikane jep detaje për sulmuesit

Ky është momenti kur një grup prej katër personash të maskuar dhe armatosur, vrasin në mënyrën më mizore dhjetë persona në një klub nate.

E sikur kjo të mos mjaftonte, ata largohen me shpejtësi me një veturë të cilës krejt në fund i vënë flakën për të zhdukur gjurmët, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur në klubin e natës Cantaritor në Santiado de Queretaro të Mexico City, futen të armatosurit dhe fillojnë të shtien me kallashnikovë dhe revole në drejtim të pranishmëve.


Disa prej klientëve që gjendeshin në lokal shihen duke u shtrirë në tokë – duke tentuar t’i shpëtojnë plumbave që godisnin të tjerët që ishin para tyre.

Ata fillimisht filmohen duke dalë nga vetura me armë në dorë, dhe pasi futen brenda pa kurrfarë paralajmërimi fillojnë të shtien.

Nga këto të shtëna kanë humbur jetën të paktën dhjetë persona, shtatë burra dhe tri gra – derisa 13 tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë ka njoftuar policia meksikane. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Amerika
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Botë
Kalo në kategori