LAJMI I FUNDIT:

Të ardhurat më të larta të Bill Gates – këto janë tre kompanitë kryesore që zotëron miliarderi amerikan

Të ardhurat më të larta të Bill Gates – këto janë tre kompanitë kryesore që zotëron miliarderi amerikan

Me një pasuri prej 132.2 miliardë dollarësh, Bill Gates është personi i nëntë më i pasur në botë. Atë pasuri e ka fituar edhe duke investuar në aksione, nga të cilat ka të ardhura ditore prej 1.3 milionë dollarësh.

Pritet që gjatë vitit të ardhshëm të ketë të ardhura deri në gjysmë miliardë dollarë nga aksionet. Aksionet e tre kompanive nga të cilat Gates gjeneron më shumë të ardhura janë Hekurudha Kombëtare Kanadeze, Microsoft, të cilën ai e themeloi dhe Menaxhimi i Mbetjeve.

Ai zotëron 54.8 milionë aksione të Hekurudhave Kombëtare Kanadeze, vlera aktuale e së cilës është 6.6 miliardë dollarë. Duke qenë se kjo kompani pagoi dividentë prej 2.38 dollarësh për aksion vitin e kaluar, kjo do të thotë se Gates iu pagua një divident prej 130 milionë dollarësh.


Ka pothuajse 36.5 milionë aksione në Microsoft, vlera aktuale e të cilave është 16.13 miliardë dollarë. Me një divident mesatar prej tre dollarësh për aksion, në 12 muajt e ardhshëm ai duhet të fitojë pothuajse 109.5 milionë dollarë nga aksionet e Microsoft.

Në Waste Management, një kompani që merret me menaxhimin e mbetjeve në Amerikën e Veriut, ai ka 35.2 milionë aksione, vlera aktuale e të cilave është shtatë miliardë dollarë. Dividenta vjetore e kompanisë është 3 dollarë për aksion, që do të thotë se Gates duhet të ketë 105.7 milionë dollarë të ardhura vitin e ardhshëm.

Kompanitë e përmendura nuk janë të vetmet kompani, aksionet e të cilave janë një burim i rëndësishëm të ardhurash për Gates.

Gjegjësisht, në kompaninë e investimeve në pasuri të paluajtshme Crown Castle, ai ka 1.4 milion aksione, të cilat pritet të realizojnë të ardhura vjetore prej 8.8 milionë dollarësh. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Aeroplani ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore polake

Evropa
Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Për shkak të tërmetit në Kroaci, lëvizë kulla historike e kishës në Pag

Kroacia
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Kalo në kategori