Taylor Swift do të dëshmojë në çështjen ligjore mes Blake Lively dhe Justin Baldoni

Taylor Swift pritet të dëshmojë në betejën gjyqësore mes shoqes së saj më të mirë, Blake Lively, dhe aktorit dhe regjisorit Justin Baldoni.
Këngëtarja është përfshirë në çështje pasi një gjykatës vendosi që mund të përfshihet si dëshmitare, për shkak të komunikimeve të mundshme mes saj dhe Lively-t që lidhen me filmin It Ends With Us.
Dëshmia e Taylor mund të ndodhë gjatë javës që nis më 20 tetor, nëse miratohet një shtyrje nga gjykata, shkruan DailyMail.

Ajo u përfshi në mënyrë të paqëllimtë në konfliktin ligjor, teksa burime thonë se kohët e fundit ka shmangur kontaktet me Lively, duke shtuar tensionet mes tyre.
Blake Lively ka paditur Baldonin për ngacmim seksual dhe krijimin e një ambienti toksik pune, akuza që ai i mohon.

Padia e kundërt e Baldonit për shpifje është hedhur poshtë. Së fundmi, një tjetër individ ka dalë me akuza ndaj Baldonit, duke e përshkruar si abuzues verbal.
Ndërkohë, Lively kërkon dëmshpërblime të mëdha dhe e akuzon kompaninë e Baldonit, Wayfarer Studios, për padi hakmarrëse dhe përpjekje për të dëmtuar imazhin e saj publik.
Dosja përfshin gjithashtu pretendime për kërcënime nga bashkëthemeluesi i studios, Steve Sarowitz, kundër saj dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds.
Gjykata rrëzoi padinë për shpifje të Baldonit edhe ndaj gazetës The New York Times, duke theksuar se raportimi i saj ishte i mbrojtur ligjërisht dhe i bazuar në dokumente zyrtare. /Telegrafi/


























































