Një ide për të sjellë në tryezë recetën shumë të shijshme Përbërësit: ▪ 500 gram suxhuk, të prerë imët ▪ 1 qepë e grirë ▪ 1 spec i gjelbër ▪ 2 kërpudha të copëtuara ▪ 12 vezë ▪ 1 filxhan qumësht të bajameve ▪ 1 lugë kripë ▪ ½ lugë piper ▪ ¼ trumzë ▪ ¼ lugë rozmarinë ▪ Domate ose salcë domatesh për shërbim Përgatitja:

Ngrohet paraprakisht furra në 170 ⁰C dhe vendoset suxhuku në një tigan deri sa të fërgohet.


Shtoni qepën, piperin, kërpudhat - i fërgoni disa minuta deri sa të zbuten dhe pastaj largoni yndyrën e mbetur.

Kombinoni vezët, qumështin e bajameve, kripën, piperin, trumzën dhe rozmarinën. Shtoni perimet dhe përzierjen e mishit.

Tundini të gjitha së bashku.

Përbërësit vendosen në furrë për pjekje (30 min) dhe në fund shërbehen me domate ose salcë domatesh.

Ju bëftë mirë, transmeton Telegrafi.