LAJMI I FUNDIT:

”Tatimi personal në Maqedoni prej 18% do të ishte hap i gabuar”

”Tatimi personal në Maqedoni prej 18% do të ishte hap i gabuar”

Partia Liberale e Maqedonisë ka reaguar në lidhje me konstatimet lidhur me tatimin personal në Maqedoni, sa i përket përfitimeve prej 1000 euro neto për një muaj.

Liberalët e Maqedonisë e konsiderojnë si hap të gabuar këtë duke thënë se nuk është ide e Nikolla Gruevskit por është sugjerim i Bankës Botërore për Maqedoninë, shkruan Telegrafi Maqedoni.


”E përkujtojmë ministrin e financave, se tatimi i sheshtë për përfitimet mujore të qytetarëve nuk janë ide e Gruevskit por sugjerim i Bankës Botërore për Maqedoninë. Niveli i tanishëm është një mundësi për të mbajtur një nivel të besueshëm të ekonomisë për shtetet si Maqedonia. Një ndryshim i kësaj politike ekonomike, do të ndryshonte edhe rrjedhën e ekonomisë” konstatojnë nga kjo parti.

Këtë nismë nga PL e vlerësojnë si ide të vjetërur dhe jo-efektive. /Telegrafi/