LAJMI I FUNDIT:

Tasevski në takim me Hoxhën: Policia e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut bashkë në luftën kundër krimit ndërkufitar

Tasevski në takim me Hoxhën: Policia e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut bashkë në luftën kundër krimit ndërkufitar

MPB Maqedoni informon se sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës Gazmend Hoxha, i shoqëruar nga një delegacion përkatës i Policisë së Kosovës, ka qëndruar për vizitë në MPB.

Siç thuhet në njoftim, gjatë vizitës Hoxha ka zhvilluar takim me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme Nazim Bushi, pas së cilës u zhvillua takim dypalësh me drejtorin e Byrosë për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Sasho Tasevski.


“Në takim u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyer të ndërsjellë, i cili është realizuar në vazhdimësi gjatë viteve të fundit, me angazhime për vazhdimin e tij në një nivel edhe më të lartë në të ardhmen, i cili do të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe sigurisë së qytetarëve të të dy vendeve, si dhe prosperitet ekonomik”.

“Temat kryesore të takimit ishin bashkëpunimi policor në luftën kundër krimit ndërkufitar dhe krimit të organizuar, hetimet e përbashkëta, bashkëpunimi ndërkufitar dhe bashkëpunimi në fushën e trajnimeve të përbashkëta, që synojnë përmirësimin e kapaciteteve policore të të dy vendeve. Gjithashtu u theksua roli i përbashkët i policisë së të dy vendeve në bashkëpunimin ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës gjatë vizitës njëditore ka vizituar edhe Qendrën e Trajnimeve në Idrizovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori