LAJMI I FUNDIT:

Taravari: Ali Ahmeti asnjëherë nuk ka kërkuar heqjen e 20% për gjuhën shqipe

Taravari: Ali Ahmeti asnjëherë nuk ka kërkuar heqjen e 20% për gjuhën shqipe

Ministri i Shëndetësisë në RMV, Arben Taravari, që është edhe kryetar i Aleancës për Shqiptarët, në intervistë për RTSH, foli për debatin mbi Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Taravari tha që sfidë e tyre mbetet largimi i 20% si çështje që sipas tij, nuk u ngrit asnjëherë nga Ahmeti.

“Për neve si VLEN vazhdon të mbetet sfidë largimi i 20% nga Kushtetua, një çështje që asnjëherë nuk është ngritur nga BDI. E kjo shumë lehtë vërtetohet. Ju lutem ma gjeni vetëm një deklaratë hiç më shumë vetëm një deklaratë ku zotëri Ahmeti flet për largimin e 20% nga Kushtetuta si përkufizim ofendues për gjuhën shqipe. Pra, nuk ka një të tillë për BDI-në largimi i 20% ishte çështje e parëndësishme”, tha Taravari.

Taravari theksoi që gjuha shqipe do të jetë zyrtare vetëm kur do të figurojë edhe në Kushtetutë.


“Gjuha shqipe do të jetë zyrtare atëherë kur do të figurojë edhe në Kushtetutë si e tillë. E për këtë ne edhe kur ishim në opozitë kemi kushtëzuar që kur të hapet Kushtetuta ne do të kërkojmë edhe largimi e këtij përkufizimi. Kemi akoma të njëjtën qëllim që në momentin kur të hapet Kushtetuta gjithsesi se duhet të rregullohet njëherë e përgjithmonë statusi i gjuhës shqipe. Edhe politikanët maqedonas të gjithë shprehen të mendimit se nuk kanë asgjë kundër gjuhës shqipe e kjo vetëm duhet të vitalizohet”, tha Taravari në RTSH.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori