Tap n’Dije ka shumë lezet prej shpisë - Rri n’shpi, luaj dhe fito!
Sonte, duke filluar nga ora 19:00, në GjirafaVideo luhet Tap n’Dije, quizi i dashur me pyetje edukative, ku si zakonisht do të fitoni shpërblime, e do të argëtoheni për rreth 30 minuta.
Regjistrimi është i domosdoshëm për të luajtur TapQuiz, prandaj kliko këtu për t’u regjistruar.
Tap n’Dije vjen sonte me javën e 22-të të saj, pas një jave të suksesshme që lamë pas. Me moderim nga Rifat Smani, ai që gjithmonë është i buzëqeshur dhe me disponim të mirë, Tap n’Dije ju garanton lojë të bukur dhe shpërblime fantastike.
Prandaj, qëndrimi në shtëpi sonte bëhet më i lehtë e më argëtues.
Shpërblimet që dhurohen sonte janë:
Vendi i parë fiton: Karrige Arrozi Enzo Vendi i dytë fiton: Joystick Sony PS4 Vendi i tretë fiton: Dëgjuese Xiaomi
Këto shpërblime dhurohen për më të mirët në 10 përgjigjet që përmban Tap n’Dije. Por, nga GjirafaMall shpërblehet edhe një komentues. Ai i cili ka qenë më kreativ, qesharak apo i pëlqyeshëm me koment, do të fitojë një dhuratë nga GjirafaMall.
Prandaj, mos mungoni sonte në një tjetër edicion të Tap n’Dije.
Regjistrohu duke ndjekur këto hapa:
- Hyni në GjirafaVideo.com
- Kliko mbi Live TV
- Klikoni tek video me titull “Tap n’Dije by GjirafaVideo”
- Regjistrohuni ose nëse keni llogari kyçuni
- Klikoni “Hyr në quiz”
- Bëhuni gati për lojë
Regjistrimi është hapur, klikoni këtu për t’u regjistruar.







































