LAJMI I FUNDIT:

Tanturovski rizgjidhet kryetar i Antikorrupsionit në Maqedoni

Tanturovski rizgjidhet kryetar i Antikorrupsionit në Maqedoni

Igor Tanturovski do të jetë edhe një vit në krye të Komisionit për Antikorrupsion. Në seancën e sotme anëtarët e komisionit votuan njëzëri që Tanturovski të rizgjidhet kryetar i këtij komisioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të drejtë kandidimi ka secili anëtar i këtij komisioni me të drejtë rigjidhje, kurse mandati është një vit. Ai ka qenë në listën e OBRM-PDUKM-së si donator i një shume prej 60.000 denarëve.


Nën udhëheqjen e tij, në vitin e kaluar nuk është hapur asnjë çështje korrupsioni të funksionarëve të pushtetit./Telegrafi/