LAJMI I FUNDIT:

Tanimë është zyrtare: Sony tregon çmimin dhe datën e daljes në shitje të PS5

Tanimë është zyrtare: Sony tregon çmimin dhe datën e daljes në shitje të PS5

Sony ka bërë të ditur se PlayStation 5 do të fillojë me 399.99 dollarë dhe del në shitje më 12 nëntor në SHBA.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sony PS5 do të konkurrojë drejtpërdrejt me konsolat e lojërave të Microsoft, Xbox Series X dhe Series S.


Siç bëhet e ditur, edicioni dixhital PS5, i cili nuk ka një disk, do të kushtojë 399,99 dollarë. Ndërkohë që versioni “i rregullt” i konsolës do të kushtojë 499,99 dollarë.

Në anën tjetër, Microsoft njoftoi në fillim të këtij muaji se Xbox Series X dhe Xbox Series S do të dalin në shitje më 10 nëntor për 499 dollarë dhe 299 dollarë, respektivisht.

Në shkrimin e publikuar nga CNBC, thuhet se Sony po përdor një strategji të ngjashme me atë të Microsoft.

Kjo pasi që do të lansojë një PS5 të rregullt me disk dhe një Edicion Digital PS5 që mundet vetëm të shkarkojë dhe të transmetojë lojëra.

Sony tha që PS5 do të lansohet në SHBA, Kanada, Japoni, Meksikë, Australi, Zelandën e Re dhe Korenë e Jugut më 12 nëntor dhe në “pjesën tjetër të botës” më 19 nëntor.

Ndërsa sa i përket Kinës, Sony tha se “data e fillimit për Kinën është akoma në kërkim dhe do të shpallet në një datë të mëvonshme”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
Kalo në kategori