Një vajzë shtatë vjeçare me qetësi ishte futur në një stacion policie në Damask para se të hidhte veten në ajër, kanë raportuar mediat siriane.

Shpërthimi në lagjen e populluar Midan të kryeqytetit sirian janë plagosur tre policë, ka thënë e përddtishmja Al-Watan, e cila është e afërt me qeverinë, përcjell Telegrafi.


"Një vajzë shtatë-vjeçare hyri në stacionin policor, mbante një brez që u aktivizua nga larg", ka shkruar gazeta.

Një burim i policisë ka thënë se vajza e vogël ishte paraqitur si e humbur dhe kishte kërkuar për të përdorur banjo kur eksplozivi shpërtheu.

Pamjet e filmuara tregojnë vendin e ngjarjes, në qendër të Damaskut, ku shfaqen pjesët e ndërtesës të shndërruar në rrënoja nga shpërthimi.

Në një fazë të raportimit, kamera tregon pjesët e trupit të fëmijës.

Pajisja shpërthyese e vajzës thuhet se u aktivizua nga “urdhëruesit e saj”, të cilët ishin jashtë ndërtesës në atë kohë. /Telegrafi/