LAJMI I FUNDIT:

Taleski pengon aktivitetet e OJQ CIVIL

Taleski pengon aktivitetet e OJQ CIVIL

Edhe spe ndodhet në burg shtëpiak, kryetari i Manastirit, Vlladimir Taleski, vazhdon të ketë ndikim, pra të jetë i fuqishëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Raportohet se Taleski ia ka ndaluar OJQ ”CIVIL” që të mbajë një aktivitet në Manastir, në kuadër të iniciativës „Drejtësi Sociale Tani!“, edhe pse aktiviteti ka qenë i lajmëruar me kohë, si në polici, ashtu edhe në opinionin publik.


Drejtuesit e OJQ-së janë të revoltuar me këtë rast, pasi që në 15 vitet e saj, asnjëherë nuk është penguar që të mbaj ndonjë aktivitet./Telegrafi/