Talenti shtatëvjeçar shqiptar kualifikohet në 32 më të mirët e “Belgium’s Got Talent” (Video)

Talenti shtatëvjeçar, Rrezar Berisha, ka vazhduar ta mahnitë jurinë dhe publikun në “Belgium’s Got Talent”.
Në spektaklin për talentë, ai ka treguar aftësitë e tij në ‘BeatBoxing’ duke i lënë të magjepsur të gjithë ata që ndjekin këtë ngjarje.
Dhe falë talentit dhe aftësive të tij, Rrezari ka arritur të kualifikohet në 32 më të mirë të “Belgium’s Got Talent”.
Ndryshe, “Belgium’s Got Talent” është një shou për talentë në Belgjikë që zhvillohet që nga viti 2012.
Është një adaptim lokal i spektaklit “Britain’s Got Talent” të krijuar nga Simon Cowell. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































