LAJMI I FUNDIT:

Talebanët pretendojnë se është “Made in Afghanistan”, por veturën që e prezantuan ka motor të Toyota Corolla

Talebanët pretendojnë se është “Made in Afghanistan”, por veturën që e prezantuan ka motor të Toyota Corolla

Talibanët kanë prezantuar veturën e parë të dizajnuar dhe prodhuar në Afganistan.

Me pamje agresive, prototipi i veturës sportive Mada 9 ishte kulminacioni i një pune pesëvjeçare dhe zhvillimit të dizajnit nga 30 inxhinierë – duke arritur ta prodhojnë veturën ENTOP në Kabul të Afganistanit – më konkretisht në selinë e Technical Vocational Institute.

Performancat e kësaj veture mbeten të shihen, e deri më tani nuk janë bërë të ditur karakteristikat e ENTOP-it apo data kur do të fillojë prodhimi serik, transmeton Telegrafi.


Sipas talibanëve me këtë veturë synojnë t’i bëjnë konkurrencë Bugatti dhe McLaren, por ekipi që qëndron prapa Mada 9 thonë se mjeti motorik ka motorin e një Toyota Corolla.

Zëdhënësi i talibanëve Zabihullah Mujahid me krenari ka publikuar në rrjetet sociale fotografitë e veturës. /Telegrafi/