Mauro Icardi është shumë afër që ta nënshkruajë kontratën e re me Interit, pasi aktualisht krerët e klubit dhe përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime.

Sipas Sky Sport Italia, drejtori Beppe Marotta, e ka pasur takimin e parë zyrtar me gruan dhe agjenten e lojtarit Wanda Naran.


Ka qenë një takim shumë pozitiv dhe ai i ardhës do të jetë vetëm për tu mbyllur detajet.

GettyImages 1073946748 Steven Zhang dhe Giuseppe Marotta . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images )

Në anën tjetër Sport Mediaset shkruan se kontrata e re do ta ndryshojë  klauzolën aktuale që është 110 milionë euro, për ta rritur në 180.

Por Sky e hedh poshtë këtë mundësi.

Paga e tij pritet të jetë 7 milionë euro, pasi aktualja e Icardit është 4.5 milionë euro.

GettyImages 1052708188 1 Mauro Icardi e gruaja e tij Wanda Nara . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Sulmuesi është lojtari kryesor i Interit në vitet e fundit dhe bartë shiritin e kapiten it. /Telegrafi/

telegrafi sport app