Takimi emocional i Lori Loughlin me vajzat Olivia dhe Isabella pas lirimit nga burgu

Lori Loughlin mbrëmë (e hënë) u lirua nga burgu pas më pak se dy muajsh dhe thuhet se ka qenë tejet e emocionuar për ribashkimin me fëmijët e saj.
Një zëdhënës në Institucionin Korrektues Federal (FCI) në Dublin,Kaliforni, konfirmoi për Fox News se ylli i "Full House" përfundoi kohën e burgut, u la e lirë dhe u lejua të bashkohej me vajzat e saj, Olivia Jade, 21 vjeçe dhe Isabella, 22 vjeçe.
Sipas një burimi që foli për revistën People, Loughlin pas lirimit nga burgu u takua me vajzat e saj për një bashkim emocional dhe të përlotur në Los Angeles.

“Ajo planifikonte të kalonte Krishtlindjet dhe tani Vitin e ri me Olivia dhe Isabella. Është gjëja më stresuese me të cilën është marrë ndonjëherë”.
Lori ishte shumë e lumtur për bashkimin me vajzat pasi kohëve të fundit ishte vendosur në një pjesë tjetër të burgut, për shkak të shpërthimit të madh të COVID-19.
Përkundër ribashkimit të 56 vjeçares me vajzat, ato akoma janë të mërzitura pasi babai i tyre po qëndron në burg për skandalin e pranimeve në kolegj.
Ai aktualisht po vuan pesë muaj burgim dhe planifikohet të lirohet në 2021. /Telegrafi/





























































