Kryetarja e Forumit të Gruas në Lidhjen Demokratike të Kosovës, njëherit anëtare e Kryesisë së kësaj partie, Jehona Lushaku-Sadriu, në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com ka thënë se asnjë marrëveshje nuk duhet të arrihet me Serbinë në Bruksel pa u diskutuar në Kuvendin e Kosovës.
Këtë deklarim ajo e ka bërë teksa ka folur për takimin e 27 shkurtit, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të zhvillohet në Bruksel në kuadër të dialogut, ku do të diskutojnë për propozimin franko-gjerman për normalizimin e raporteve, të njohur si Plani Evropian.
“Ne mendojmë se nuk mund të kalojë asnjë marrëveshje pa u diskutuar në Parlament, pra pa marrë shumicën e votave. Këtë po e presim. Përndryshe, plane dhe drafte ka pasur në qarkullim. Por, kjo nuk është serioze derisa partitë kryesore nuk kanë informacion për këtë çështje”, ka thënë Lushaku-Sadriu në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu.
Ajo tutje ka folur edhe për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat sipas saj janë lënduar me ardhjen në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Departamenti Amerikan i Shtetit është i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës dhe qëndrimet e saj në disa raste. Kryeministri dhe Vetëvendosje i kanë bërë një dhuratë të madhe Serbisë duke ia hapur rrugën e kontakteve dhe miqësisë me SHBA-në. Ndoshta pa vetëdije, por gjithsesi kjo ka shkuar në atë rrugë. Takimet janë simbolikë, por janë diçka që na tregojnë për raportet ndërkombëtare”.
“Ne e kemi kritikuar (Kurtin), por jo pa bazë. Nuk është tallje miqësia jonë me SHBA-në. Duhet të shohim fuqinë tonë si shtet, historinë tonë të afërt dhe formimin e shtetësisë tonë se kush ka qenë aleati kryesor. Ne në kushte edhe më të vështira i kemi mbajtur raportet e mira me SHBA-në. Asnjë lider dhe asnjë parti nuk ka të drejt që t’i vejë këto në pikëpyetje”, ka deklaruar Lushaku-Sadriu.

Një varg kritikash ajo ka pasur për Qeverinë edhe sa i përket përfaqësimit të Kosovës në politikën e jashtme.
Sipas saj, në këtë dikaster ka ngecje tash e dy vite. Madje, Lushaku-Sadriu ka përmendur edhe shkarkimet e paligjshme brenda MInistrisë së Punëve të Jashtme, duke thënë se “kjo tregon paaftësinë totale që ka ministrja dhe stafi politik”.
“Qeveria kë bërë shumë ekzibicione me politikën e jashtme dhe nuk ka arritur që të tregojë një përfaqësim të denjë. Nuk po them një performim të mirë, por as përfaqësimin minimal. E para, ka shkarkuar diplomatë në qendrat kryesore të botës, ku Kosova ka pasur ambasada të etabluara. I ka lënë me nga gjashtë muaj pa përfaqësim. Ka mungesë stafi edhe në qendrat si Uashingtoni”, ka thënë ajo.
“Në anën tjetër kemi parë shkarkime jo të ligjshme edhe të stafit të brendshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, të cilët gjykatat po i kthejnë në vendet e tyre të punës dhe ministria po paguan dënime. Kjo tregon për paaftësinë totale që e ka ministrja dhe stafi politik. Kemi edhe ambasada që nuk e kanë as stafin esencial. Kjo tregon shumë për vizionin e kësaj qeverie. Është paradoksale të aplikosh në organizata ndërkombëtare pa u dakorduar me miqtë. Nuk kemi parë asnjë rast të lobimit. Po e sfidoj ministrinë, le ta publikojë një plan të veprimit për lobim që është duke u bërë p.sh për anëtarësim në Këshill të Evropës”.
Lushaku-Sadriu në këtë intervistë ka folur edhe për Asociacionin dhe reformat në LDK./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Kurti për Prokurorinë: Po e lufton qeverinë e jo krimin - unë jam i gatshëm të jap dëshmi

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës