LAJMI I FUNDIT:

Takim Osmani-Kalavera, diskutojnë për përparimin në reforma në Maqedoni

Takim Osmani-Kalavera, diskutojnë për përparimin në reforma në Maqedoni

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Genoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Drejtorisë për Zgjerim dhe Bisedime të Bashkimit Evropian, DG NEAR.

Në takim Osmani prezantoi progresin e Republikës së Maqedonisë në procesin euro- integrues, duke u përqëndruar në implementimin e pjesëve Gjashtë dhe Nëntë të Planit 3-6- 9, si dhe progresin e realizuar në shmangien pengesave politike për afrimin drejt BE-së dhe NATO-s. “Realizuam progres të rëndësishëm në të gjitha sferat, implementimi i reformave në periudhën e ardhshëm do të intensifikohet, dhe Maqedonia në vitin 2018e përgatitur do ti pret datat kyçe për integrimet tona”-theksoi Osmani.


Zëvendëskryeministri Osmani potencoi se periudhën e kaluar u realizua progres i rëndësishëm në përgatitjen e reformave në fushat prioritare, si që janë reforma në shërbimet e sigurisë, reforma në gjyqësor, si dhe reforma në administratën publike, ndërkaq pritjet e Qeverisë se së bashku me Kuvendin reformat e duhura do të implementohet deri në shkurt të viti 2018, para daljes së strategjisë për zgjerim të Komisionit Evropian. “Me implementimin e reformave të parapara besoj se
do të arrihet progresi i duhur në shmangien e vërejtjeve për progresin, dhe e cila do të rezultojë me hapa konkrete në rrugën tonë euro- integruese”- theksoi Osmani në takim.

Në vazhdim Osmani prezantoi edhe progresin në shmangien e pengesave politike, duke i theksuar marrëdhëniet e avancuara me Bullgarinë, miratimin e Ligjit për shfrytëzimin e gjuhëve, si dhe progresin në ndërtimin e besimit mes Maqedonisë dhe Greqisë. “Hapëm kanale të rregullta komunikimi me Greqinë, kemi takime të rregullta të ndërsjella dhe kontakte të cilat i presim të intensifikohen në periudhën e ardhshëm, dhe në fund, të rezultojë me atmosferë të besimit me të cilën do të mund të mbyllet çështja e emrit” – theksoi Osmani.

Në takim me Kalavera u hapën edhe çështjet për shfrytëzimin e fondeve të IPA-s, si dhe progresi i të ashtuquajturës Master Plan e cila përgatitet në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup. “ Kishim absorbim të suksesshëm të fondeve të IPA-s në vitin 2017 dhe më pak që pres është që në vitin 2018 të vazhdojmë më tempon e njëjtë si dhe të sigurojmë avancim të kapacitetit të IPA-s, strukturës që do të mundësojë përdorim më të madh të shfrytëzimit të mjeteve të IPA-s si dhe që në mënyrë të drejtë për drejtë do të ndikojë në afrimin e Republikës së Maqedonisë deri te standardet dhe vlerat e BE-së” – theksoi Osmani.(sic)/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori