LAJMI I FUNDIT:

Takim lamtumirës ndërmjet Bujar Osmanit dhe ambasadores Souomalainen

Takim lamtumirës ndërmjet Bujar Osmanit dhe ambasadores Souomalainen

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, priti Ambasadoren e OSBE-së, Nina Suomalainen, me rastin e përfundimit të mandatit të saj.

Me këtë rast, Osmani theksoi mirënjohjen e tij për angazhimin e saj personal si dhe mbështetjen gjatë kohës së mandatit si Ambasadore e Misionit të OSBE-së në vendin tonë.


“Misioni i OSBE-së kishte rol të rëndësishëm në tejkalimin e shumë sfidave periudhën e kaluar, në veçanti në pjesën e reformave zgjedhore, si dhe në përgjithësi, në implementimin e parimit të sundimit të ligjit” theksoi Osmani, duke shtuar se mbështetja e OSBE-së që nga fillimet e para të zhvillimit demokratik të Maqedonisë, që paraqet pjesë të pandashme nga ndërtimi i shoqërisë demokratike.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm dhe së bashku shprehën shpresë se mbështetja dhe bashkëpunimi mes OSBE-së dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë, do të vazhdojë edhe në të ardhmen./Telegrafi/