Takim koordinues mes Spitalit të Pejës dhe QKMF-së
Sot u zhvillua një takim koordinues mes Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Pejë, me fokus në rritjen e bashkëpunimit institucional dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për qytetarët.
Në takim u trajtuan çështje si rrjedha e referimit të pacientëve, shkëmbimi i informatave mjekësore, sfidat e përbashkëta në ofrimin e kujdesit shëndetësor dhe mundësitë për koordinim më efikas mes niveleve të ndryshme të sistemit shëndetësor.
Ky bashkëpunim synon të forcojë sistemin shëndetësor lokal dhe të sigurojë që pacientët të përfitojnë nga një qasje më e integruar dhe cilësore ndaj kujdesit mjekësor./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























