Një mjet që tërheq vëmendjen e meshkujve, një armë e fortë joshjeje për femrat, taka e hollë mbetet në majë të preferencave.
Përkrah balerinave të sheshta, të rrumbullakëta e të sigurta, në pasarela sfilojnë përherë këpucët e larta turbulluese. Ekstreme, provokuese e marramendëse. Shkopi i hollë mitik poshtë thembrës është një fiksim i përhershëm i femrave. Mjafton një dhjetëshe centimetrash për t’u zhvendosur në një dimension tjetër, ku këmbët bëhen shumë të gjata dhe burrat të bien në këmbë.
Në anën tjetër, takat e larta nuk u japin marrje mendsh vetëm atyre që i veshin. Përkundrazi, bëhet fjalë për një çoroditje të lehtë, nga e cila pak meshkuj mund të mos preken. Me pasoja të paparashikueshme.
Takat janë fetishi botëror numër një
Këmbët janë pa dyshim objekti më popullor i dëshirës seksuale. Paralelisht, këpucët janë elementi i fetishit që zgjat më shumë dëshirën. Në bazë të shijes mbizotëruese mbi preferencat seksuale, këmba (dhe veçanërisht gishtat) janë objekti më ngacmues i dëshirës. 47% e personave të pyetur në botë pranojnë se parapëlqejnë këtë pjesë të trupit mbi të gjitha pjesët e tjera, që ngacmojnë oreksin seksual. Për sa u përket objekteve jotrupore, humbin pikë të brendshmet (12%) dhe fitojnë pozicion këpucët dhe çizmet (64%).
Sipas “Independent on Sunday”, studiuesit deklarojnë se nuk e dinë si dhe pse zhvillohen preferenca të tilla seksuale. Cilado qoftë arsyeja e interesit të spikatur erotik për ekstremitet e trupit femëror, në kuadër të erotizmit dhe joshjes, për takat vendi i parë është absolut. “Nga këpucët me taka nis interesi për një grua, një sfidë, një mister për çdo burrë. Sepse asnjë nga ne nuk e di si do përfundojë e gjitha kjo”, është shprehur një nga aristokratët evropianë, i njohur për famën e vet prej donzhuani.
Dhe i ka bërë jehonë koreografi dhe balerini i preferuar i Madonna-s, Gwen Stefani-t dhe Ricky Martin-it. “Takat janë seksi. Ka diçka intriguese, shumë çoroditëse t’i shohësh te femra. Gati një felin, absolutisht të bukura. Kur një grua mban taka, ndryshon deri dhe vështrimin. Sy depërtues, të drejtpërdrejtë, sensualë”. Nga bota e modës, Guillermo Mariotto, drejtori krijues i firmës Gattinoni, është i bindur: “Taka është seksi. Është shumë sensuale, sepse e detyron femrën të lëvizë me një lëkundje konstante. Një armë joshjeje, dominimi mbi burrat. Është sikur taka do donte të thyente me ëmbëlsi, me dhunë. Një supremaci “psikologjike”, që ka bërë pjesë gjithmonë në imagjinatën mashkullore”.
Në fund, ja dhe një citim i Madonna-s, që ka deklaruar se do preferonte një palë Manolo në vend të seksit: “Këpucët janë më të mira se seksi, sepse rezistojnë më gjatë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë kombinim të tillë mund ta realizojë vetëm Irina: Një veshje për dhomën e gjumit e ka shoqëruar me çizme lëkure
Kush është fajtori përse fëmijët janë “të pasjellshëm”
Vishni gjithmonë këto nuanca për t'u dukur më e re
Psikologia shpalos nevojat bazë të fëmijëve në të gjitha fazat e jetës
10 gjërat pozitive që fëmijët do t'i mbajnë mend që nga fëmijëria, sipas psikologes
Katër përfitimet psikologjike të ndryshimit të gardërobës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës