LAJMI I FUNDIT:

​Tahirsyla për pluhurin e madh në Kosovë: Është dukuri që përsëritet, por e tejkalueshme

​Tahirsyla për pluhurin e madh në Kosovë: Është dukuri që përsëritet, por e tejkalueshme

Erërat dhe pluhuri i madh i kësaj jave në Kosovë pritet të largohen gjatë javës së ardhshme. Profesori i metrologjisë, Sylë Tahirsyla thotë se vendi ynë aktualisht është në ndikimin e masave të nxehta që po vijnë nga “Sahara” e Afrikës. Sipas tij, edhe në të kaluarën ka pasur dukuri të tilla të cilat tash po përsëriten, por që do të tejkalohen.

Tahirsyla thotë se pluhuri i madh do të ndotë ambientin dhe do të shkaktojë dëme në infrastrukturë.

“Vendi ynë dhe gjithë gadishulli është në ndikimin e masave të nxehta që vijnë nga Sahara, përkatësisht nga Afrika. Këto dukuri të tilla janë fenomene të cilat përsëritet. Prandaj duke u bazuar në bazën e të dhënave hidrometeorologjike të Republikës së Kosovës në vitin 1954 kemi pasur borën e kuqe që populli e mban mend si bora e kuqe që e ka sjell një ndotje përkatësisht e ardhur nga Sahara me ngjyrë kuqe, e që trashësia ka qenë deri në 5 cm. Kjo dukuri nuk është përsëritur gjatë sezone së dimrit, por dukuria e pluhurit që është përsërit në periudha të caktuara. Kjo është e tej-kalueshme”, thotë ai për KP.


Profesori i metrologjisë u shpreh se javën e ardhshme do të ketë rënie të temperaturave dhe largim të këtyre masave nga i nxehti “Afrikan”.

“Ato shkaktojnë probleme në ndotjen e mjedisit, në infrastrukturë se krijohet era e fuqishme dhe ka dëmtime të infrastrukturës”, thotë ai.

Në fillim të kësaj jave Kosovën e ka kapluar i nxehti “Afrikan”, në të cilin temperaturat kanë arritur deri në 32 gradë celsius.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Kalo në kategori