LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Votoj pro, por vetëm nëse më lejon partia

Tahiri: Votoj pro, por vetëm nëse më lejon partia

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka thënë se nëse partia e tij do ta votojë Kadri Veselin atëherë do ta votojë edhe ai.

Ai tha po ashtu se Ramush Haradinaj e meriton të jetë kryeministër pasi i është mohuar e drejta njëherë të udhëheq me qeverinë. Por sipas tij, vota e tij do të jetë pro vetëm nëse e lejon partia, AKR-ja.


Sipas Tahiri, 90 % e deputetëve besojnë në punën e Haradinajt.

Tahiri tha se është e padrejtë të shikohet vetëm vota e tij dhe e Teuta Rugovës, pasi sipas tij, Haradinaj ka edhe shumë miq tjerë, raporton Telegrafi.

Deputeti më tej shtoi se nuk është person që dëshiron të bëjë bllokada, por sipas siç tha ai vota e tij është pro vetëm nëse e lejon partia. /Telegrafi/