LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Vendimin për rritje të çmimit të energjisë do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese

Tahiri: Vendimin për rritje të çmimit të energjisë do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në rast se nuk revokohet rritja e çmimit të energjisë elektrike, vendimi i marrur nga ZRrE do të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

Tahiri tha se vendimi i marrur nga ZRrE nuk është i pavarur, por me direktiva të Qeverisë.

Sipas Tahirit, vet mosprezenca e deputetëve të VV-së dhe kryeministrit, tregon se rritja ka qenë e sinkronizuar.


“Me këtë vendim po dëmtohen ekonomitë familjare, kjo rritje e rrezikon shtresën e mesme. Kjo rritje është diskriminuese. Vet mosprezenca e kryeministrit dhe deputetëve të VV-së kur diskutojmë për këtë rritje, tregon se rritja ka qenë e sinkronizuar”, u shpreh Tahiri.

Ai tha se me këtë vendim qeveria po godet klasën e mesme, derisa shtoi se nuk do ta lejojnë këtë rritje të çmimit të rrymës

“Kërkesa jonë si tri grupe parlamentare opozitare është shumë e thjeshtë, ky vendim duhet të revokohet dhe këtë ngritje të çmimeve të energjisë elektrike do ta ndalim. Do t’i shfrytëzojmë të gjitha mekanizmat. Sot jemi në Kuvend dhe nëse s’ka reflektim do të vazhdojmë edhe me apelim në Gjykatë Kushtetuese, derisa mosprezenca e kryeministrit dhe qeverisë këtu tregon thjesht që ky vendim ka ardhur me direktivën e qeverisë”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Ekonomi
Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Ekonomi
Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Relaksohu dhe përjeto Ramazanin në Grand Blue FAFA Resort!

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Ekonomi
Kalo në kategori