Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një konferencë për media, ka prezantuar ndryshimet kryesore në Projektligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë.
Tahiri ka bërë të ditur se veprat penale për të cilat vlen konfiskimi i pasurisë janë shtuar dukshëm, nisur nga veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionit dhe veprat penale të ndërlidhura me detyrën zyrtare, kundër shëndetit publik, të trafikimit me qenie njerëzore, ato që lidhen me konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit, të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe veprat penale që ndërlidhen me substancat narkotike dhe armët dhe veprat penale kibernetike, ato kundër ekonomisë, kundër pronës dhe kundër ambientit.
“Ky projektligj, është ndër më të rëndësishmit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe si i tillë, Republikën e Kosovës e klasifikon si një prej shteteve me sistemin më të avancuar në rajon dhe brenda vetë Bashkimit Evropian, sa i përket procedurave dhe modelit të konfiskimit të pasurisë së përfituar me vepër penale. Ky projektligj, është shprehje e vullnetit tim politik si ministër i Drejtësisë, për luftë të pa kompromis kundër këtyre dukurive, dhe si i tillë, tregon përkushtimin e Republikës së Kosovës për të quar një mesazh të fuqishëm ndaj të gjithë atyre që për vite në mënyrë të paligjshme kanë përfituar pasuri nga veprat penale, se një gjë e tillë tashmë nuk do të jetë e mundur” ka thënë Tahiri.
Ministri i Drejtësisë ka bërë të ditur se Projektligji do të hyjë ditën e martë në agjendën e Qeverisë së Kosovës, andaj ka ftuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të miratojnë sa më parë këtë projektligj, në mënyrë që të vendoset baza e nevojshme ligjore për tu mbrojtur interesi publik dhe i qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Jam i bindur se me këtë projektligj, po bëjmë hapin më vendimtar ndaj keqpërdoruesve, ndaj personave që merren me krim të organizuar, ndaj personave zyrtar e politik që mund të kenë llogaritur se do të mund të pasurohen përmes korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”, ka thënë ministri Tahiri.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se konfiskimi mund të bëhet për çdo pasuri të përfituar me vepër penale në dhjetë vitet e fundit nga momenti i nisjes së hetimit për një vepër penale të listuar në ligj, ndërkaq vetë i pandehuri duhet të dëshmoj mënyrën se si e ka përfituar këtë pasuri, dhe jo prokurori.
Gjithashtu, konfiskimi është zgjeruar jo vetëm për të pandehurin por edhe për palët e treta nëse nuk janë blerës ‘bona fide’ i asaj pasurie, masë kjo për të pamundësuar transformimin e pasurisë së të pandehurit tek palët tjera me qëllim të fshehjes apo përdorimit për interes të të pandehurit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht