LAJMI I FUNDIT:

Tahiri takon Papadopouloun, bisedojnë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Tahiri takon Papadopouloun, bisedojnë për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri priti në takim shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin midis institucioneve të Kosovës me EULEX-in, me theks të veçantë për rolin e EULEX-it për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit.

Ministrja Tahiri e njoftoi për progresin në Kosovë dhe fokusimin e Qeverisë në avancimin e gjithanshëm të reformave, duke shprehur përkushtimin për fushat e sundimit të ligjit dhe drejtësisë në dobi të demokracisë dhe zhvillimin ekonomik të vendit, ndërkaq çmoi bashkëpunimin me EULEX-in në këtë drejtim.

Ministrja Tahiri dhe shefja e EULEX-it biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe avancimin e proceseve integruese evropiane. Ministrja Tahiri falënderoi EULEX-in për kontributin që po jep për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit gjatë këtyre viteve.


Shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, vlerësoi progresin në Kosovë, duke thënë se, që nga koha kur ajo ka qenë në Kosova ka bërë përparime shumë të rëndësishme dhe të dukshme.

Ajo ka shprehur përkrahjen dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që lidhen me mandatin e EULEX-it, duke u përkushtuar në konsolidimin e mëtejmë të sundimit të së drejtës në Kosovë.

Shefja e Misionit e tha se EULEX-i është i gatshëm që ta ndihmojë dhe mbështesë Kosovën në Përballimin e mëtejmë të sfidave ekzistuese në kuadër të sundimit të ligjit përgjatë rrugëtimit të saj drejt integrimit evropian, veçanërisht sa i takon ndërtimit të një gjyqësori të pavarur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori