Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se muri në veri, me siguri se nuk do të jetë provokim i fundit i Serbisë në Kosovë.

“Në të ardhmen mund të kemi edhe provokime të tjera”, ka thënë Tahiri.


Por, ajo ka siguruar se “do të vazhdojmë të kryejmë procesin e sovranitetit dhe integrimit”, të Kosovës.

Tahiri ka siguruar edhe njëherë se muri nuk është diskutuar në Bruksel dhe se ai është i paligjshëm e duhet të rrëzohet.