LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Për shkak të taksës kanë filluar të rrënohen raportet me SHBA-në (Video)

Tahiri: Për shkak të taksës kanë filluar të rrënohen raportet me SHBA-në (Video)

Ministri i Drejtësisë, njëherësh edhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se SHBA tashmë ka filluar të merr veprime ndaj Kosovës si pasojë e mos përmbushjes së kërkesës së tyre për taksën.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se qëndrimi i Amerikës për taksën është mese i qartë.

“Është e rëndësishme të shohim qëndrimin zyrtar të SHBA-së. Është e rëndësishme të shohim efektin e veprimeve të tyre. Është e rëndësishme të shohim fillimin e suspendimeve që SHBA i bëri asistencës teknike ndaj FSK-së dhe paralajmërimi për suspendim të fondeve të tjera”.


“…Është ndalë vizita për 17 shkurt nga garda e Iowa-s, që kishte qenë e planifikuar më parë. Kanë filluar të rrënohen raportet me SHBA-në”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se ai vet në Qeveri e ka votuar vendosjen e taksës, por tani është koha për të kaluar në një plan tjetër.

“Unë vet kam votuar këtë taksë, por tani është koha që të kalojmë në planin B. E ky plan është propozimi i zotit Kadri Veseli për suspendimin e kësaj takse”.

Tahiri ka thënë se për herë të parë ambasada e Amerikës në Kosovë nuk u jep viza zyrtarëve shtetërorë.

“Kemi një numër të madh të zyrtarëve të shtetit të Kosovës që periudhën e fundit nuk kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të mungesës së vizave. Po ndodhë për herë të parë që ambasada e SHBA nuk pajis zyrtarët e Kosovës me viza”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori