LAJMI I FUNDIT:

Tahiri për idenë e Thaçit: Të mbyllet sa më shpejtë tema e kufijve, ka kundërshtime të fuqishme (Video)

Tahiri për idenë e Thaçit: Të mbyllet sa më shpejtë tema e kufijve, ka kundërshtime të fuqishme (Video)

Ish–kryenegociatorja në bisedimet e Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri ka theksuar se tema rreth korrigjimit ose shkëmbimit të territoreve në mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të mbyllet sa më parë.

Ajo në një intervistë për Telegrafin ka thënë se idenë e shefit të shtetit të Kosovës nuk po e përkrahin institucionet dhe partitë politike në Kuvendin e Kosovës.

“Unë jam dhe kam qenë çdoherë kundër shkëmbimit të territoreve ose korrigjimit të kufijve, sepse kjo do t’i konvenonte më së tepërmi Serbisë. Në anën tjetër për këto tema duhet konsensus kombëtar e që nuk ekziston”, ka shtuar Tahiri.


Më tutje ajo ka thënë se është paksa e befasuar me heshtjen e Bashkimit Evropian (BE) gjatë këtyre ditëve që po diskutohet për temën e shkëmbimit të territoreve.

“Unë mendoj se në Serbi përkrahet ideja e ndarjes, e që e njëjta nuk ndodhë edhe në Kosovë, sepse për krijimin e shtetit të Kosovës është derdhur gjak, duke e shprehur kështu në mënyrën më të mirë vullnetin e popullit”, ka theksuar Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori