LAJMI I FUNDIT:

Tahiri për dështimin e mbledhjes së Kryesisë: Kjo dëshmon papërgjegjësinë e mazhorancës

Tahiri për dështimin e mbledhjes së Kryesisë: Kjo dëshmon papërgjegjësinë e mazhorancës
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ableard Tahiri e ka quajtur të papërgjegjshme mazhorancë për shkak të dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Tahiri para mediave tha se për herë të dytë po dështon mbledhja e Kryesisë përshkak të mungesës së përfaqësuesve të pushtetit.


“Kjo është mbledhja e dytë e kryesisë që dështon radhazi në mungesë të kuorumit. Kjo tregon qartë se Republika e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës po udhëhiqet nga një mazhorancë e papërgjegjshme, pasi që edhe në mbledhjen e kaluar por edhe në këtë mbledhje opozita ishte prezentë. Mirëpo nuk ishin përfaqësuesit e pushtetit, në këtë rast nënkryetarja nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e tyre që vijnë nga komuniteti jo shumicë. Pra këtu shihet qartë se ka një mosgatishmëri, mos vullnet dhe padituri të madhe në udhëheqjen e institucioneve të Republikës së Kosovës. Jemi në një situatë kur Kosova ka shumë nevoja. Ka nevoja për angazhim të parlamentit në ekonomi, sundim të ligjit, në arsim pra në të gjitha fushat që prekin jetën e qytetarëve të Kosovës mirëpo mazhoranca është shumë e papërgjegjshme pavarësisht asaj që qytetarët e Kosovës i kanë besuar mbi 50 për qind kësaj mazhorance”, deklaroi Tahiri, transmeton kp.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që ishte paraparë të mbahet sot dështoi për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje nuk ishte nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujveci, nënkryetari i Listës Serbe dhe nënkryetari i grupit multietnik.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca para gazetarëve tha se do të ngrisin përgjegjësinë e pjesëmarrjes në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se grupet parlamentare duhet të jenë të vëmendshëm për domosdoshmërinë që të marrin pjesë në mbledhje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori