LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Për çdo fëmijë të porsalindur në Komunën e Vushtrrisë do të jetë pakoja me 120 euro

Tahiri: Për çdo fëmijë të porsalindur në Komunën e Vushtrrisë do të jetë pakoja me 120 euro

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se komuna që ai drejton do të mbështesë secilin çift vushtrrias me fëmijë të porsalindur.

Tahiri ka njoftuar se për çdo fëmijë të porsalindur do të jetë pakoja me 120 euro, transmeton Telegrafi.

“I kam propozuar Kuvendit të Komunës që të miratojë propozim politikën e re nga qeverisja komunale përmes së cilës do të mbështetet secili çift vushtrrias me fëmijë të porsalindur, e ku synohet të blihet 1 shtrat ose një pako me mjete të nevojshme për të porsalindurit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se sipas vlerësimeve kanë afër 600 lindje në vit në qytetin e Vushtrrisë, prandaj kjo masë pritet t’i kushtojë buxhetit komunal rreth 72,000€.

“Qëllimi i kësaj mase është që çdo fëmijë i lindur në Vushtrri, pavarësisht kushteve ekonomike të prindërve, të filloj jetën në shtrat të njëjtë”, ka pohuar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori