LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i PDK-së: Qeverinë e ardhshme s’do ta krijojë Vetëvendosje, por opozita

Tahiri i PDK-së: Qeverinë e ardhshme s’do ta krijojë Vetëvendosje, por opozita

Partia Demokratike e Kosovës, është shprehur e gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Kështu ka deklaruar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.

Tahiri ka shtuar se qeverinë e ardhshme do ta krijojë opozita e jo Lëvizja Vetëvendosje.


“Jemi jashtëzakonisht të gatshëm dhe jemi të bindur se në këto zgjedhje, kurdo që do të mbahen, Lëvizja Vetëvendosje më nuk do të arrijë të krijojë qeverinë dhe qeverinë do ta krijojë opozita”, ka thënë ai.

Tahiri ka shtuar se ajo që do të ishte më e mira që do të ndodhte gjatë vitit 2024, do të ishte që vendi ynë të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme

“Edhe ashtu po hyjmë në kohën kalendarike ku edhe po i ofrohemi zgjedhjeve, dhe ky është viti i fundit i mandatit të kësaj qeverie dhe sa më herët që shkojmë në zgjedhje përfitues do të ishin qytetarët sepse do të ndërpriteshin shumë prej proceseve të dëmshme të vendit tonë”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Grenell: Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori