LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Nesër vendoset për “Fillimin e Ri” (Video)

Tahiri: Nesër vendoset për “Fillimin e Ri” (Video)

Partia Demokratike e Kosovës, nesër para seancës së Kuvendit, do të marrë vendim nëse do ta përkrah mocionin e iniciuar nga opozita, për ta rrëzuar qeverinë. Këtë në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, e konfirmoi anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, duke thënë se për zgjedhje, vendosin nesër mbi 150 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të subjektit që përfaqëson.

“Unë nuk mund ta paragjykoj asnjë vendim të PDK-së, se do të shkojë apo nuk do të shkojë vendi në zgjedhje. Ajo është një çështje që i mbetet secilit anëtar. Janë mbi 150 anëtarë, të cilët nesër do të votojnë se cili do të jetë vendimi i PDK-së. Nuk mund ta flas për vendimin që mund ta marrin këta anëtarë nesër”, tha ai


Tahiri insiston se PDK duhet ta zhbllokojë situatën në vend, dhe se është koha që të kemi një fillim të ri.

Ai ka folur edhe për çështjen e demarkacionit, duke thënë se nga ana e PDK-së, numri i votave është së paku 33 dhe janë mjaftueshëm, por që kjo nuk mund të thuhet edhe nga ana e LDK-së.

“Ne kemi kërkuar disa herë procedimin e asaj marrëveshje. Mendojmë që është marrëveshje e drejtë. Kryeministri Mustafa ka thënë se në momentin që i kem votat, e procedojmë. Dhe nëse e dëgjojmë atë deklaratë, atëherë LDK nuk i ka votat. Ne themi se i kemi votat në masë të madhe nga Grupi Parlamentar”, tha ai.

Lidhur me aderimin e ri të PDK-së, Arbana Xharra, Tahiri tha se do të ketë edhe aderime të shumta nga fusha e gazetarisë, shoqërisë civile e fusha të tjera. Për zgjedhjet, anëtari i kryesisë së PDK-së, është i bindur se do t’i fitojnë me një epërsi të thellë./RTV Dukagjini-Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori