LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Në VV ka rënë kambana e panikut, Kurti po thërret për koalicione

Tahiri: Në VV ka rënë kambana e panikut, Kurti po thërret për koalicione

Ministri i Drejtësisë, njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar ndaj një deklarate të liderit të VV-së, Albin Kurti, i cili tha se një koalicion paraprak opozitës aktuale do t’i siguronte së paku 70 deputetë në parlament pas zgjedhjeve të ardhshme.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë  se në Vetëvendosje ‘ka rënë kambana e panikut’ dhe se kjo parti ka frikë nga zgjedhjet, e sidomos nga ajo që i pret pas tyre.

Kurti: Është e mundur që të fitojmë edhe para zgjedhjeve
Lexo po ashtu Kurti: Është e mundur që të fitojmë edhe para zgjedhjeve

“Këtë e konfirmoi zyrtarisht në Facebook, ‘lideri shpirtëror’ i Vetëvendosjes së cunguar, duke bërë thirrje për një koalicion të gjerë parazgjedhor. Tashmë kur e ka të qartë se dëshpërimi që i pret pas zgjedhjeve është i pa kapërdishëm, përballë një PDK-je të fuqishme, është hedhur në aventurë për koalicione”, ka shkruar Tahri

Postimi i plotë i Tahirit:

“Para dy orësh, ra kambana e panikut. Albin Kurti dhe partia e tij e thyer kanë frikë nga zgjedhjet e veçmas nga ajo që i pret pas tyre. Këtë e konfirmoi zyrtarisht në Facebook, “lideri shpirtëror” i Vetëvendosjes së cunguar, duke bërë thirrje për një koalicion të gjerë parazgjedhor. Tashmë kur e ka të qartë se dëshpërimi që i pret pas zgjedhjeve është i pa kapërdishëm, përballë një PDK-je të fuqishme, është hedhur në aventurë për koalicione. Aventurë alla Don Kishot, me beteja, e pa beteja, me ankth e me festa, me iluzione e pa to, duke marrë vullnetin e popullit në duart e veta për të caktuar edhe numrin e deputetëve që populli medoemos duhet t’ia “prodhojë”. Pas zgjedhjeve, Albini dhe partia e tij e thyer, do përballen me disfatën e radhës, disfatën që do t’i peshojë aq sa vlejnë e jo aq sa mund të kamuflojnë. Qytetarët e Kosovës dhe nga sot zyrtarisht edhe ata individë që mund të kenë pasur dilemë, tashmë e kanë të qartë se pushteti nuk është aventurë që t’iu shërbehet atyre që s’besojnë as vetë se janë të denjë për të”, ka shkruar Tahiri. /Telegrafi/