LAJMI I FUNDIT:

Tahiri në Paris: S’ka decentralizim të suksesshëm pa nivel qendror të fortë

Tahiri në Paris: S’ka decentralizim të suksesshëm pa nivel qendror të fortë

Drejtori ekzekutiv i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), Besnik Tahiri, të premten ka prezantuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës analizën e KLGI-së për nivelin e decentralizimit në vendet e Ballkanit Perëndimor në veçanti elemente nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Në këtë konferencë Tahiri ka theksuar se nuk ka mundësi të këtë decentralizim të suksesshëm pa nivel qendror të fortë që qeverisë mbi parime të qeverisjes së mirë.

Në të njëjtën kohë ai ka theksuar se në shtetet e Ballkanit Perëndimor retorika e decentralizimit është shumë më e fortë se sa veprimet në terren.


Ai ka shpjeguar që Ballkani duhet të kalojë nga decentralizimi politik në atë funksional.

Sipas Tahirit, është domosdoshmëri që në gjithë rajonin të ndodh një ri-shikim funksional i decentralizimit, i cili do të kryhej sistematikisht, sektor për sektor, dhe fushë funksionale për fushë funksionale.

“Në të kundërtën, entitetet e qeverisë komunale dhe ato nacionale do të vazhdojnë të operojnë me shërbime të dobësuara dhe duke ulur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies nga të dy nivelet e qeverisjes”, ka nënvizuar Tahiri.

Duke folur për Kosovën, ai ka prezentuar tri praktika të mira: Bashkëpunimi ndërkomunal si mundësi e mirë për zhvillim lokal; Dokumenti ‘Udhërrëfyesi për qeverisje lokale efektive dhe Pakti territorial i punësimit i implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë.

Konferenca e organizuar Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, ALDA dhe UNDP mblodhi për dy ditë më shumë se 70 pjesëmarrës nga Europa dhe vende tjera që janë pjesë e këtij rrjeti. /InfoKomuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Vritet një polic në Kaçanik

Vritet një polic në Kaçanik

Lajme
Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Lajme
Këta janë dy deputetët që pritet ta kryesojnë seancën konstituive të 15 prillit

Këta janë dy deputetët që pritet ta kryesojnë seancën konstituive të 15 prillit

Lajme
Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Vrasja e policit në Kaçanik, i dyshuari ende në arrati

Kronika e Zezë
“Ende ua kujtoj fytyrat, është diçka që nuk e harroj kurrë”, rrëfimi i instrumentares Igballe Cakolli se si e kishin përgatit sallën operative për një rast të rëndë

“Ende ua kujtoj fytyrat, është diçka që nuk e harroj kurrë”, rrëfimi i instrumentares Igballe Cakolli se si e kishin përgatit sallën operative për një rast të rëndë

Shëndetësi
Kurti në takimin me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, David Lammy flet për sulmin terrorist në Banjskë: Milan Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë

Kurti në takimin me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, David Lammy flet për sulmin terrorist në Banjskë: Milan Radoiçiq duhet të ekstradohet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori