LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Marrëveshjet ndërkombëtare i votojmë atëherë kur e caktoni datën e zgjedhjeve

Tahiri: Marrëveshjet ndërkombëtare i votojmë atëherë kur e caktoni datën e zgjedhjeve
Foto: Arkiv

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk do t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare derisa të caktohet data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Në seancën e Kuvendit të mërkurën, ai ka deklaruar se legjislatura aktuale është jofunksionale.

“Më tregoni nëse ka interesim që sot me kalu ndonjë ligj”, Konjufca “nervozohet” me deputetët, i kërkon Kusari-Lilës dhe Gashit të mbajnë takim
Lexo po ashtu “Më tregoni nëse ka interesim që sot me kalu ndonjë ligj”, Konjufca “nervozohet” me deputetët, i kërkon Kusari-Lilës dhe Gashit të mbajnë takim

“Grupi Parlamentar i PDK-së sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare e ka qëndrimin e qartë për të gjitha projektligjet që vijnë këtu në Kuvend. Ne nuk votojmë dhe krejt çka kërkojmë e angazhohemi është që kjo legjislaturë të marrë fund sa më shpejt dhe të caktojmë datën e zgjedhjeve”, është shprehur Tahiri.


Ai tutje ka ftuar deputetët që të diskutojnë për datën e zgjedhjeve pasi siç ka thënë, paraja publike po shpenzohet kot.

“Ne ju ftojmë që të ulemi dhe të diskutojmë për datën e zgjedhjeve dhe në momentin që të dakordohemi kur ta çojmë vendin në zgjedhje, ta shpërbëjmë këtë legjislaturë jofunksionale, jemi dakord që brenda asaj dite do t’i kalojmë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Pra, atë ditë që ne dakordohemi që të shpërbëhet ky Parlament, të njëjtën ditë do t’i kalojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Por, jo me këtë jonfunksionalitet që është duke vazhduar që një kohë të gjatë nuk ia vlen me shpenzimin e parasë publike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Lajme
​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

​Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

Siguri
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

MPJD reagon pasi u anuluan disa fluturime Kosovë-Gjermani

Lajme
Kalo në kategori