LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nga sot ka adresë të posaçme në gjyqësor

Tahiri: Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nga sot ka adresë të posaçme në gjyqësor

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, e vlerëson si hap jashtëzakonisht të rëndësishëm funksionalizimin e Departamentit Special pranë Gjykatës Themelore dhe Gjykatë së Apelit në Prishtinë. Përmes një deklarate për media, ministri Tahiri ka theksuar se me emërimin e gjyqtarëve që nga dita e sotshme do të angazhohen në këtë departament, tani e tutje do të trajtojë ekskluzivisht lëndët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Deklarata e plotë e Ministrit Tahiri:

Jam shumë i lumtur që e gjithë ndërmarrësia ligjore me të cilën kemi arritur të reformojmë sistemin e drejtësisë që nga viti i kaluar deri më sot si dhe masat e Agjendës “Drejtësia 2020” kanë hyrë në kursin e duhur të realizimit. Në këtë drejtim, funksionalizimi i Departamentit Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe Apelit, është hap jashtëzakonisht vendimtar në këtë kurs të veprimit.


Kemi qenë të përkushtuar për luftë të pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe vendosmëria jonë për të rritur kapacitetet e organeve të zbatimit të ligjit në funksion të kësaj lufte, është prova konkrete ndaj këtij përkushtimi.

Sot, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, i është vendosur një adresë e posaçme dhe e specializuar brenda gjyqësorit, e cila pritet të rrisë efikasitetin e shqyrtimeve gjyqësore dhe do të mundësojë rezultate konkrete në përkushtimin tonë institucional për luftë të pa kompromis kundër këtyre dukurive. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori