Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila po qëndron për vizitë në Berlin, sot zhvilloi takime me zyrtarë të Qeverisë gjermane, ku u bisedua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës.
Siç njofton zyra e ministres Tahiri, në Ministrinë për Ekonomi të Gjermanisë, Tahiri u prit nga drejtori për Ballkanin, Helge Tolksodorf. Në takim mori pjesë edhe Heike Backofen – Warnecke, zëvendësdrejtore për Ballkanin në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, Skender Xhakaliu.
“Në këtë takim, ministrja Edita Tahiri kërkoi thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Gjermanisë duke potencuar rëndësinë e rritjes së investimeve ekonomike të Gjermanisë në Kosovë. Ajo, po ashtu, vlerësoi rritjen e angazhimeve të Gjermanisë në Kosovë dhe rajon, me ç’rast nënvizoi se procesi i Berlinit po i jep një shtytje të re rimëkëmbjes ekonomike të rajonit, përmes stimulimit të bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes për infrastrukturën dhe interkonektivitetin rajonal.
Ministrja Tahiri theksoi se me qëllim që agjenda e interkonektivitetit të ketë sukses në zbatimin praktik, duhet të hiqen pengesat e caktuara në raportet fqinjësore mes shteteve, duke kërkuar nga Gjermania që të angazhohet për zhbllokimin Marrëveshjes së Brukselit për Energjinë, e cila po mbahet peng nga ana e Serbisë. Ajo tha se Serbia duke e mbajtur të bllokuar marrëveshjen për Energjinë jo vetëm që po cenon sigurinë energjetike në r ajon, por po bëhet pengesë për Kosovën si dhe për operimin e interkoneksionit energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë për të cilën Gjermania ka investuar.
Prandaj, në prag të Samitit të Triestës që mbahet në muajin korrik, është me rëndësi që Serbia të zhbllokojë marrëveshjen për Energjinë, për t’i hapur rrugë sukseseve të procesit të Berlinit, në funksion të ardhmërisë më të mirë në rajon”, thuhet nw komunikatë.
Drejtori për Ballkanin në Ministrinë gjermane të Ekonomisë, Helge Tolksdorf, tha se Gjermania mbështet shtetin e Kosovës në proceset e përparimit shtetëror si në planin e brendshëm ashtu edhe në integrimet euroatlantike, dhe fokusi jonë është po ashtu i përqendruar në përkrahjen ekonomike për Kosovën.
“Në këtë periudhë të përgatitjeve intensive për Samitin e Triestës në kuadër të Procesit të Berlinit, jemi të vetëdijshëm për pengesat dhe jemi shumë të angazhuar që të gjejmë rrugët për heqjen e pengesave që vijnë nga moszbatimi i marrëveshjes për Energjinë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Po ashtu, Gjermania ka dhënë mbështetje financiare për interkoneksionin energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe ne jemi shumë të interesuar për funksionimin e saj, sepse në këtë mënyrë i bëjmë realitet angazhimet tona për interkonektivitetin rajonal në fushën e energjisë, që hap rrugë për zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit”, theksoi Tolksdorf.
kurse Warneke, zëvendësdrejtore për Ballkanin në Ministrinë për Zhvillim Ekonomik theksoi përkushtimin e Gjermanisë për mbështetje ekonomike për Kosovën duke thënë se Kosova është në agjendën e prioriteteve ndërsa premtoi një bashkëpunim edhe më thellë në këtë drejtim. Ajo potencoi rëndësinë e zbatimit të agjendës së procesit të Berlinit si dhe angazhimet e tyre konkrete për të ndihmuar në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për Energjinë dhe vazhdimin e dialogut për fqinjësi të mirë në Bruksel.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Trump shtyn afatin e tarifave ndaj Meksikës – e njëjta pritet të ndodhë edhe me Kanadanë

Festo 8 marsin në ASA Medical Aesthetics dhe përfito nga ofertat për Ditën Ndërkombëtare të Gruas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi