LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Jam ndier i ofenduar nga deklarata e BE-së për çështjen e noterëve

Tahiri: Jam ndier i ofenduar nga deklarata e BE-së për çështjen e noterëve

Ministri i Drejtësisë në detyrë, Abelard Tahiri, ka folur edhe për çështjen e shumëpërfolur të rekrutimit të noterëve.

Tahiri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është ndjerë i ofenduar nga komunikata e Bashkimit Evropian në raport me  çështjen e noterëve.


“Unë kam pasur bashkëpunim të shkëlqyer me BE-në dhe kam pasur komunikim ditor. Nuk kam bërë rekrutimin e 60 oficerëve korrektues për të mos pasur ndonjë reagim nga BE pasi vetëm se ishim futur në fushatë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se edhe me ligjin e kaluar ka pasur mundësi të rekrutojë rreth 40 noterë por nuk ka vepruar dhe sipas tij edhe procesi i tanishëm nuk ka pasur të bëjë me efekte elektorale.

Zyrtari i PDK-së thotë se ai nuk mund t’ia ndalojë asnjë familjari të bashkë partiakëve të kandidojnë për noterë por nuk do të ketë ndikime në proces.

Tahiri thotë se është ndjerë i irrituar pse zyrtarët e BE-së nuk e kanë kontaktuar personalisht pasi një komunikim të tillë e kanë pasur në baza ditore.

Tahiri: Pres që ekspertët zviceran të vijnë në Kosovë, të tregojnë rezultatet për rastin e Astrit Deharit
Lexo po ashtu Tahiri: Pres që ekspertët zviceran të vijnë në Kosovë, të tregojnë rezultatet për rastin e Astrit Deharit

Sipas tij, Zyra e BE-së ka thënë se çështja e noterëve duhet t’i lihet qeverisë së re.

Ministri i Drejtësisë në detyrë thotë se maksimumi do të licencojë 32 noterë që nuk kanë lidhje me politikën./Telegrafi/