LAJMI I FUNDIT:

Tahiri i LDK-së nuk fiton mandatin e deputetit, gjen ngushëllim në Kuran

Tahiri i LDK-së nuk fiton mandatin e deputetit, gjen ngushëllim në Kuran

Ish –deputeti i LDK-së Xhafer Tahiri i dëshpëruar që nuk ka arritur të bëhet deputet përsëri, ka akuzuar komisionerët për manipulim votash. Madje për këtë ai ka cituar edhe një thënie nga Kurani.

Kishte hyrë si zëvendësim i Lutfi Hazirit në Parlamentin e Kosovës ndërsa i pari e kishte filluar fushatën për t’u rizgjedhur. Por asgjë nuk i ka shkuar mbarë Xhafer Tahirit. Ai ka nuk ka arritur të bëhet deputet dhe kjo e ka dëshpëruar pak si dhe e ka shtyrë të lexoj Kuran.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Tahirit në rrjetet sociale:


“Miq,
Do të doja që me këtë postim të ju falënderoja duke qenë fitues ne zgjedhjet e 8 qershorit, por krejt njësoj unë dua të ju falënderoj të gjithë juve që besuat dhe që më votuat mua dhe LDK. Dua të ju falënderojë që besuat që një gjeneratë e re, ndryshe e politikbërësve i duhet Kosovës. Unë ende thellë besoj që pa këtë gjeneratë të re në politikëbërje, atdheu ynë do të vazhdoj të përpëlitet në konflikte banale të politikës së vjetër.

Por, të dashur miq, përpjekjet tona të përbashkëta për të bërë atdheun tonë vendin më të të mirë nuk ndalen këtu. Unë nuk do të ndalem derisa të ndryshojmë për të mirë vendin tonë e në këtë rrugëtim ne do të përballemi me shtërngata, njerëz të ligë, kundërshtues e dyshues, por e di që njëri nga ne do të arrijë të triumfoj.

Në këtë kohë të shkurtër, unë pata rastin të njoh qindra nga ju të rinjë, student vullnetar që votuat për herë të parë dhe ndoshta për herë të parë votuat LDK sepse Ju besuat që ndryshimi duhet të ndodhë. Si herën e parë kur ju kam takuar dhe sot ju them që të vazhdojmë të angazhohemi e të punojmë bashkë sepse vetëm ndryshimi i vazhdueshëm do të na sjellë zhvillim e perparim.

Sistemi zgjedhor i demokracisë së re në Republikën tonë është krejtësisht në duar të komisionerëve dhe shpesh vota nuk arrinë destinacionin e votuesit. E di sigurte që ka plot heqje votash e edhe më keq, ka shumë shtim të votave nga komisionerët (qoftë të blerë/shitur qoftë të komanduar nga partia). Kjo e deformon tërësisht vullnetin e qytetarëve. Pastaj, procesi paszgjedhor është i tejgjatur dhe krijon hapsira për manipulime. Që të eliminohen këto parregullësi duhet reforim i thellë i sistemit zgjedhor, Kosova duhet të ndahet në zona zgjedhore dhe duhet të ketë dhe numërim elektornik të secilës votë. Vetëm atëher do të kemi Kuvend legjitim që buron nga sovrani.

Miq, e kam pasur të qartë qysh në fillim të fushatës se edhe mund të mos fitojë. Gjithjnë në mendje kam pasur një shprehje hyjnore nga Kur’ani: "Por mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. All-llahu di, e ju nuk dini."(El-Bekare, 216).

Ne e kemi për borgj të anagazhohemi për të mirë! Shihemi në beteja të reja.
Me respekt, Xhafer Tahiri”
, (sic), ka shkruar Tahiri në postimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Kalo në kategori