LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Dialogu me sindikata është parakusht për reforma

Tahiri: Dialogu me sindikata është parakusht për reforma

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri ka pritur në takim sindikatën e Shëndetësisë dhe të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, me të cilat ka biseduar për zhvillimet aktuale në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe për ligjin për pagat.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se Qeveria do t’ju qëndrojë pranë dhe në përkrahje të vazhdueshme prioriteteve të sindikatave.


“Pata kënaqësinë t’i pres në takim lidershipin e dy sindikatave, kryetarin e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Dr. Blerim Syla dhe kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini. Diskutuam për shumë tema me rëndësi për zhvillimet aktuale në sektorin e shëndetësisë dhe arsimit, si dhe për ligjin për pagat.

Si zv. Kryeministër, theksova se Qeveria do t’ju qëndrojë pranë dhe në përkrahje të vazhdueshme prioriteteve të sindikatave, sepse synimi ynë për shtet dhe shoqëri të fuqishme, mund të arrihet vetëm në partneritet me to. U dakorduam se duhet vazhduar me intensitet të shtuar me punë dhe partneritet, për afirmimin e të drejtave të punëtorëve përmes një dialogu social, konstruktiv e përmbajtësor. Procesi i dialogut dhe partneritetit është parakusht për reforma shtetërore të qëndrueshme, efikase dhe të suksesshme”, ka thënë Tahiri.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori