LAJMI I FUNDIT:

Tahiri dhe ish-ministri bullgar flasin për bashkëpunimin reciprok

Tahiri dhe ish-ministri bullgar flasin për bashkëpunimin reciprok

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka pritur sot ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Daniel Mitov me të cilin ka biseduar për zhvillimet në rajon dhe perspektivën euroatlantike të vendeve të rajonit.

Në këtë takim ministrja Tahiri tha se Kosova dhe Bullgaria janë vende mike dhe përkrahja e Bullgarisë për pavarësinë e Kosovës dhe njohja e shpejtë përbëjnë një vlerë të madhe në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Tahiri tha se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejt të ardhmes euroatlantike dhe përkrahja e Bullgarisë në këtë drejtim ka rëndësi për vendin tonë.


Ajo, po ashtu, theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun për fqinjësi që po zhvillohet në Bruksel, duke potencuar se njohja reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë është faktor përcaktues për një paqe të qëndrueshme në rajon.

Ajo shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me diplomatin bullgar Mitov, i cili është i angazhuar nga Instituti Demokratik Amerikan në Kosovë (NDI) në cilësinë e ekspertit të nivelit të lartë politik ndërkombëtar në kuadër të projektit që ka për qëllim mbështetjen e Dialogut të Brukselit.

Ministrja Tahiri tha se e vlerëson lartë kontributin e shoqërisë civile të Kosovës dhe organizatave ndërkombëtare për ndriçimin e rezultateve të dialogut dhe përfitimet që nga ky dialog kanë pasur në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarët, komunitetet dhe shteti i Kosovës dhe rajoni në përgjithësi.

Ndërkaq, Mitov, theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bullgarisë duhet të thellohen në të gjitha fushat dhe veçmas në fushën e ekonomisë sepse është në interesin e dyja shteteve.

Ai dha vlerësime të larta për rolin e Kosovës në kuadër të dialogut të Brukselit, ndërsa tha se dialogu nuk ka alternativë mes vendeve të rajonit për një të ardhme euroatlantike dhe se Kosova ka shënuar progres të madh në këtë drejtim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Lajme
Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

Lajme
Kalo në kategori