LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Delegacioni kosovar është unik dhe i përgatitur për takimin në Shtëpinë e Bardhë

Tahiri: Delegacioni kosovar është unik dhe i përgatitur për takimin në Shtëpinë e Bardhë

Delegacioni kosovar i cili ndodhet në Uashington për takimin e 4 shtatorit është unik dhe mjaftë i përgatitur.

Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri i cili pret lajme të mira nga takimi që do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë në mes të delegacionit kosovar dhe atij serb.


“Takimi në Uashington ndodh në Shtëpinë e Bardhë, ndodh tek një shtet mik, që ka qenë dhe vazhdon të jetë afër Kosovës dhe vendit tonë. Kam qenë në kontakt me kryeministrin dhe delegacionin. Delegacioni ka qenë plotësisht unik, është gati për këtë takim, shpresoj që nga ky takim të kemi lajme pozitive”, tha ai.

Tahiri këto komente i ka bërë pas vizitës që zhvilloi në Komunën e Ferizajt.

Për takimin që do të mbahet më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, përpos kryeministrit Avdullah Hoti pjesë e delegacionit janë edhe zv.kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, koordinatori shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni, ministrat, Meliza Haradinaj-Stublla, Selim Selimi dhe Arban Abrashi si dhe Ardita Dushi, shefe e kabinetit të kryeministrit Hoti./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori