LAJMI I FUNDIT:

Gashani prezanton koleksionin e parë “Ancestry”

Gashani prezanton koleksionin e parë “Ancestry”
Në foto: Tahir Gashani, i njohur si Tao

Tahir Gashani, i njohur si Tao, ka prezantuar koleksionin e tij të parë “Ancestry”.

“Ancestry” në gjuhën shqipe do të thotë “Origjinë”, prandaj edhe është emëruar kështu ky koleksion për të treguar se çdo koleksion tjetër që pason, origjinën e ka te koleksioni i parë.


Në prezencën e shumë mysafirëve, Gashani, i mbushur me emocione, ka rrëfyer se ky koleksion vjen pas një përkushtimi të gjatë e të madh – përkushtim i cili ka përfshirë edhe shkollim e aftësim jashtë vendit, ku edhe është përzgjedhur ndër më të mirët.

Dizajnet e fustaneve janë inspiruar nga rrënjët e drurit – e rrënjët ndërlidhen me kuptimin e origjinës.

Në një fjalim rasti, edhe profesoresha e Gashanit, Marigona Sahiti, e ka përgëzuar për punën dhe ka treguar se ka qenë kënaqësi për mësimdhënësit që ta kenë atë nxënës.

Në foto: Marigona Sahiti, profesoreshë

Fjalët e krenarisë nuk kanë munguar as nga babai i Tahirit, Sokol Gashani, i cili ka treguar historinë se si djali i tij prej i vogël ka pasur dëshirë të bëhet dizajner mode.

Në foto: Sokol Gashani, babai i Tahirit

Siç thotë babai i tij, kur ekziston dëshira dhe vullneti, suksesi është i garantuar. E kjo është dëshmuar edhe te rasti i Tahirit.

Ndonëse shumë i ri në moshë, Gashani me punën e tij ka treguar se shumë shpejt mund të bëhet ndër dizajnerët më të njohur brenda dhe jashtë vendit. /Telegrafi/