LAJMI I FUNDIT:

Tableti Coby MID7065 kushton vetëm 139 dollarë

Tableti Coby MID7065 kushton vetëm 139 dollarë

Nëse dëshironi një tablet Android për një çmim të volitshëm, atëherë modeli i ri i tabletit Coby MID7065, i cili është i mbështetur nga procesori dual core 1.2 GHz Amlogic AM8726-MX mund t’ia vlejë për ju.

Coby MID7065 vjen me 1GB of RAM, ndërsa përfshin edhe 8GB memorie të brendshme, mikroSD kartelë për zgjerim të hapësirës, si dhe ekranin me me 7 inç me rezolucion prej 1024 x 600 pikselëve.

MID7065 u ofron përdoruesve qasje në Google Play Store, Gmail, Google Maps, dhe aplikacione tjera të cilat janë të integruara.
Tableti Coby MID7065 gjithashtu vjen në sistemin operativ Android 4.0 Ice Cream Sandwich (ICS), ndërsa veçantia e këtij modeli është çmimi i lirë prej 139 dollarësh. / Telegrafi /