Një tabelë rrugore e vendosur në qytetin e Plavës ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, pasi ajo i referohej qytetit të Pejës si pjesë e Serbisë.
Fotografia e tabelës, e cila tregon drejtimin për në Pejë të shoqëruar me emërtimin “Serbia”, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, duke nxitur reagime të shumta nga qytetarë dhe përfaqësues politikë.
Deputeti në parlamentin e Bavarisë së Epërme, Deli Balidemaj, reagoi përmes një letre të hapur drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Ju drejtohem si një qytetar i shqetësuar, i lindur në Mal të Zi, i vetëdijshëm për rëndësinë e çdo mesazhi dhe simboli në një shtet multietnik, sovran dhe demokratik. Në një nga pjesët e rrugës kryesore në Mal të Zi, është vendosur tabela rrugore që tregon drejtimin për në qytetin e Pejës, por në vend që të shënojë shtetin e njohur ndërkombëtarisht të Kosovës, tabela shkruan ‘Serbia'”.
‘Një shtrembërim i tillë i fakteve gjeografike dhe politike nga një shtet që synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian jo vetëm që mashtron qytetarët dhe vizitorët, por është edhe një fyerje e rëndë për të gjithë ata njerëz në Mal të Zi që e shohin diversitetin si vlerë,” thekson Balidemaj në letrën e tij.
Ai veçoi se ky veprim përbën një mohim të identitetit dhe shtetësisë së qytetarëve të Kosovës, si dhe një fyerje për popullsinë malazeze që ka vuajtur nga ideologjitë që shtrembërojnë realitetin historik dhe politik.
Pas reagimeve të shumta, tabela është hequr. Sipas Edon Balidemajt nga Forumi Shqiptar, tabela ishte vendosur pa autorizim nga organet përgjegjëse.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Letra e dorëheqjes nuk i bind – PDK, LDK e AAK kërkojnë largimin e Kurtit nga zyra e kryeministrit para betimit si deputet

"Përgatitjet ishin për dështim të seancës", ish-gjyqtari Kryeziu tregon se çfarë ndodh tash pasi dështoi seanca për konstituimin e Kuvendit

Reagon Kurti: Opozita u rebelua kundër shtetit, lanë nam në sytë e botës

Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet

Dështimi i seancës konstituive, KDI: Përgjegjësia kryesore bie mbi LVV-në, kompetencat e Presidentes përfundojnë me thirrjen e seancës

Ramush Haradinaj injoron Fatmir Limajn në Kuvend

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë