LAJMI I FUNDIT:

Tabela e Ligës Premier do të dukej shumë më ndryshe nëse nuk do të përdorej VAR-i

Tabela e Ligës Premier do të dukej shumë më ndryshe nëse nuk do të përdorej VAR-i

Brentford do të kishte zënë vendin e Aston Villas në Ligën Konferencën, nëse VAR-i nuk do të përdorej këtë sezon.

Por, përkundër një sezoni me disa vendime kontroverse dhe disa polemikave, asnjë nga pozicionet e tjera nuk do të ndryshoheshin.

SunSport ka analizuar çdo vendim të ndryshuar pas ndërhyrjes në VAR këtë sezon – 114 në total – dhe ka përpunuar rezultatet e ndeshjes nëse vendimet origjinale kishin qëndruar.


Super kompjuteri parashikon top 10 më të mirët e sezonit të ardhshëm në Ligën Premier -zhgënjim për Chelsean dhe Arsenalin
Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon top 10 më të mirët e sezonit të ardhshëm në Ligën Premier -zhgënjim për Chelsean dhe Arsenalin

Kjo përfshinte 54 gola të anuluar – përfshirë 36 për thirrje jashtë loje – dhe vetëm 13 gola të dhënë, ndërsa 27 goditje për penallti u dhanë dhe 12 penallti u anuluan.

Studimi i mediumit anglez tregon se Newcastle kishte edhe më shumë vendime në favor të tyre.

Pesë skuadra – Chelsea, Everton, Leeds, Manchester City dhe Southampton – të gjitha përfituan nga vendimet e VAR në vetëm tri raste, ndërsa Fulham kishte vetëm dy vendime të ndryshuara kundër tyre.

Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten
Lexo po ashtu Reagimi i Granit Xhakës kur tifozi i Arsenalit ia përmend bashkëshorten

Mirëpo, analiza e SunSport tregon se ndryshimet ndikuan vetëm paksa në renditjen përfundimtare pas 380 ndeshjeve të luajtura midis gushtit dhe të dielës.

Katër të parat nuk do të ndryshonin, megjithëse City do ta kishte fituar ligën me 12 pikë diferencë në vend të pesë.

Brighton, duke fituar dy pikë më shumë, do të kapërcente Liverpoolin – gjashtë pikë më pak – në vendin e pestë edhe pse të dy do të ishin ende në vendet e Ligës së Evropës.

Tifozët e Evertonit ‘falënderojnë’ shishen e Jordan Pickford që ua sigurojë mbijetesën në Ligën Premier
Lexo po ashtu Tifozët e Evertonit ‘falënderojnë’ shishen e Jordan Pickford që ua sigurojë mbijetesën në Ligën Premier

Ndërsa, Brentford do të kishte qenë dy pikë më mirë dhe i shtati pasi Aston Villa ishte 11 pikë më mirë si rezultat i vendimeve të ndryshuara.

Në të vërtetë, nëse “goli” i parë i Deniz Undav në Villa Park të dielën nuk do të ishte përjashtuar për një pozicion jashtë loje, Spurs do të kishin përfunduar në vendin e shtatë në tabelën aktuale.

Më tej në ligë, tabela sheh Chelsean dhe Crystal Palacen të shkëmbejnë vendet në vendin e 11-të dhe 12-të dhe Nottingham Forest duke kaluar mbi West Ham dhe Bournemouth në vendin e 14-të.

Tifozët mendojnë se e dinë atë që Mudryk i tha kamerës gjatë xhiros së fundit të Chelseat në Ligën Premier
Lexo po ashtu Tifozët mendojnë se e dinë atë që Mudryk i tha kamerës gjatë xhiros së fundit të Chelseat në Ligën Premier

Megjithatë, ndërsa katër vendet e fundit do të kishin fituar të gjithë më shumë pikë – pesë në rastin e Leedsit të rënë – pozitat e fundit do të kishin mbetur saktësisht të njëjta, me Everton që qëndronte me një pikë të vetme në vend se dy pikë diferencë në renditjen zyrtare. /Telegrafi/

Do të kishte vetëm disa ndryshime në tabelën e Premier League pa VAR

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

Doncic shënon numrin rekord të pikëve për Lakers, Curry bën historinë me numrin e trepikëshave

NBA
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori