Para disa kohësh, duke përcjell informacionet e përditshme nga mediat, kisha shtruar një pyetje e cila prapë duhet të shtrohet sot: Pse po ik rinia jonë sot?
Mora shkas për të shkruar nga raporti që ka publikuar Gallupi, një agjenci e madhe botërore e cila është e njohur për anketat e saja që matin opinionet botërore mbi çështje të ndryshme. Gallup botoi një raport mbi emigracionin ndërkombëtar, ku ndër të tjera përfshihet edhe dëshira e lartë e qytetarëve të Kosovës për tu larguar nga trojet e veta.
Gallup, në raportin botëror mbi emigracionin, botoi të dhëna edhe mbi numrin e shqiptarëve nga Kosova të cilët janë shprehur se po të kishin mundësi të largoheshin nga vendi, do të bënin një gjë të tillë. Sipas analizës, 34 për qind e popullsisë së Kosovës dëshiron të largohet nga vendi.
Në krahasim me raportin e vitit 2010-1012, ka një rritje prej pesë për qind të atyre që duan të largohen nga Kosova. Atëherë numri i atyre që dëshironin të emigronin ishte 29 për qind.
Raporti mbi emigracionin është një pasqyrim i pakënaqësive të mëdha të qytetarëve të Kosovës, por edhe thirrje për ndërgjegjësim dhe marrje urgjente të masave nga klasa politike kosovare për parandalimin e ikjes së qytetarëve të Kosovës.
Përderisa në vendet tjera ku sot zhvillohen luftëra e ka trazira, kuptohet dëshira e njerëzve për të ikur, por në vendin tonë të lirë, cilat janë arsyet që kaq shumë qytetarë e lakmojnë Perëndimin?
Institucionet kosovare duhet të krijojnë një strategji për parandalimin e emigrimit ilegal të qytetarëve të saj. Është koha e fundit që t’i vëmë gishtin kësaj çështje dhe ta parandalojmë njëherë e përgjithmonë këtë plagë të madhe të kombit tonë.
Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të krijojë një plan dhe një task-forc që do të punonte intensivisht për parandalimin e kësaj dukurie, duke mundësuar investime nga diaspora në Kosovë për hapjen e vendeve të punës. Duhet të krijohen mundësi, në bashkëpunim me qeveri tjera, që të rinjtë kosovarë të shkojnë jashtë me kontrata të rregullta pune sezonale dhe pas kthimit të tyre t’ju mundësohen investimet duke i liruar nga taksat dhe lehtësirat tjera. Qeveria duhet të krijojë hapësira më të favorshme pune specialistëve të lëmenjve të caktuar me qëllim të parandalimit të ikjes së tyre nga Kosova.
Nëse qeveria e re e Kosovës nuk merret urgjentisht me këtë dukuri, atëherë Kosovës në një afat të shkurtër do t’i mungojnë jo vetëm specialistët e profesionistët, por edhe rinia e mrekullueshme e saj.
Ështe koha e fundit, para se të jetë tepër vonë, që Qeveria e re duhet të merr guximin dhe të parandalojë këtë dukuri tejet shqetësuese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Këtë takim e kam kërkuar shumë pas ndarjes dhe nuk ndodhi", Egli pritet me përqafime nga Olsi Bylyku - Gjesti stepet

Vetëm edhe dy vende të lira në finale: Gjashtë banorët e mbetur luftojnë për t'u shpallur dy finalistët e fundit të BBVA 4

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Përshkallëzimi i luftës tregtare SHBA-Kinë, Trump i vendos tarifë prej 104 për qind kinezëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

“Unë nuk luaj lojë, unë jam vet loja - historia e Big Brother”, postimi i fundit në Instagramin e Gjestit merr vëmendjen e fansave

Ambasadori i SHBA në KS të OKB: Koha për ta mbyllur UNMIK-un, njohja e ndërsjellë qëllim i dialogut

Ambasadori britanik në KS të OKB: Kush s’e ka njohur Kosovën, ta bëjë sa më shpejt – Serbia të jap llogari për Banjskën

Fitorja e madhe e Arsenalit ia siguron një vend shtesë në Ligën e Kampionëve skuadrave angleze

Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

U vra me thikë nga i ati në Shqipëri, zbardhet biseda e fundit e palestinezes me të dashurin e saj: Dashuria ime, kujdesu për veten