“Do ta kisha fituar lehtësisht Topin e Artë nëse nuk do të konsumoja kokainë” – Mutu shfrenon paksa fantazinë në intervistën e fundit

Ish-sulmuesi i Juventusit, Parmës dhe Chelseat, Adrian Mutu, ka pranuar se përdorimi i kokainës i kushtoi mundësinë për të fituar “Topin e Artë”.
Në një rrëfim të sinqertë, ai tregon sesi ky gabim i rëndë ndikoi në karrierën e tij dhe se si periudha te Fiorentina mbetet kujtimi më i bukur i karrierës.
Mutu, i cili ka mbushur 46 vjeç dhe tani po punon si trajner në Rumani, pati një karrierë të shënuar nga ngritje dhe rënie dramatike.
Ai luajti për klube të njohura si Inter, Hellas Verona, Livorno dhe Cesena, por problemet nisën kur u transferua te Chelsea për 16 milionë funte nga Parma në vitin 2004.
Vetëm disa muaj më vonë, testi pozitiv për kokainë i dha fund eksperiencës në Londër.
“Marrja e kokainës ishte vendimi më i keq që kam marrë ndonjëherë. Isha vetëm dhe i trishtuar, por kjo nuk e justifikon atë që bëra. Duhet të kisha kërkuar ndihmë, por nuk e bëra. Ky mësim më bëri një person më të pjekur dhe më të vetëdijshëm”, deklaroi fillimisht ai.
Mutu beson se nëse nuk do të kishte bërë këtë gabim, mund të kishte fituar Topin e Artë.
“Për më shumë se një sezon, kam qenë ndër lojtarët më të mirë në botë. Besoj se mund ta kisha fituar lehtësisht Topin e Artë, por vendimet e këqija më penguan ta bëja këtë”, nënvizoi ai.
Problemet nuk përfunduan me Chelsea-n. Në vitin 2010, ai dështoi sërish në një test dopingu gjatë kohës që luante për Fiorentinën, duke përjetuar një tjetër moment të errët në karrierë.
Mutu ruan kujtime të veçanta nga periudha te Fiorentina, por edhe te Juventusi ku fitoi trofe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Lëndimi i Haaland është më serioz se sa dukej në fillim, norvegjezi mund t’i mungojë gjatë Cityt

“Kam një ëndërr të shënoj 100 gola për Barcelonën” – Robert Lewandowski afër qëllimit

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Alexander-Arnold, por në garë janë edhe tri klube

Mësohet arsyeja pse nuk luajti Raphinha ndaj Gironas, Flick ka një tjetër plan për të

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Alexander-Arnold, por në garë janë edhe tri klube

“Kam një ëndërr të shënoj 100 gola për Barcelonën” - Robert Lewandowski afër qëllimit

Gara për “Këpucën e Artë” - Lewandowski i bën presion Salahut

Uzuni fillon shkëlqimin në MLS, gjen golin e parë dhe i jep fitoren skuadrës së tij

City ofron 100 milionë euro për transferimin e yllit të Barcelonës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po shuhet përfundimisht dialogu Kosovë-Serbi? - Analistët në Beograd: Kosova s’është më temë

Aksident me fatalitet në Bresje të Fushë-Kosovës, mbyllet përkohësisht rruga Prishtinë-Pejë

Bota ngritet kundër Elon Muskut, 200 protesta në ditë kundër pronarit të Teslas

Goditeni nga rryma sa herë që prekni diçka? Ekspertët zbulojnë pse ndodh kjo dhe si të parandaloni

Prindërit e Gjestit thonë dy fjalë për Egli Takon, i kërkojnë falje familjarëve të saj

Bournemouth vendos çmimin për Antoine Semenyo – kërkohet nga tre klube të mëdha angleze