LAJMI I FUNDIT:

“Do ta fus në kornizë këtë fanellë dhe do ta ruaj përgjithmonë”: Carrillo dhe Tobias flasin pas debutimit me Real Madridin

“Do ta fus në kornizë këtë fanellë dhe do ta ruaj përgjithmonë”: Carrillo dhe Tobias flasin pas debutimit me Real Madridin

Lojtarët e Real Madrid Castillas, Vinicius Tobias dhe Alvaro Carrillo kanë bërë debutimin e tyre me fanellën e ekipit të parë të Real Madridit, në fitoren me rezultat 3-1 ndaj Arandinas në Kupën e Mbretit.

Braziliani në një prononcim të shkurtër për Real Madrid TV pas ndeshjes, u shpreh i lumtur pur mundësinë që iu dha për të debutuar me ekipin e parë.

“Unë jam i kënaqur dhe i lumtur që kam debutuar me klubin më të mirë në botë. Unë duhet të vazhdoj të punoj dhe të luftoj që të kem më shumë momente si këto”, ka thënë fillimisht Tobias.


“Unë duhet të kishe vetëbesim për të luajtur ndaj kësaj skuadre, diçka që nuk është e lehtë. Për mua dhe për secilin, Madridi është ekipi më i madh në botë. Unë jam shumë i lumtur që jam tek Real Madridi”, u shpreh ai.

Ceballos u mundua t’i rrëmbejë topin Gulerit për të ekzekutuar gjuajtjen e lirë, çfarë ndodhi më pas?
Lexo po ashtu Ceballos u mundua t’i rrëmbejë topin Gulerit për të ekzekutuar gjuajtjen e lirë, çfarë ndodhi më pas?

Ndërkohë Carrillo, i cili po ashtu është kapiten i Real Madrid Castillës, tha se debutimi me ekipin e parë është një ëndërr e bërë realitet.

“Është një ëndërr e bërë realitet. Unë ende nuk mund ta besoj këtë. Jam shumë i lumtur, është dhurata më e mirë që kam marrë për Krishtlindje. Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë. Unë ëndërroja për këtë moment para se të vija këtu, kur fillova të luaja futboll tek Murcia”, ka thënë Carrillo.

“Unë do ta fus në kornizë këtë fanellë. Do ta vesh gjithmonë në shtëpi. Unë do ta festoj këtë moment gjithmonë”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit

Liga e Kampionëve
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori